Skip to content

World News

Menu
  • Sample Page
Menu

“Athinë–Shqipëri në vetëm 4 orë e 30 minuta! Autostrada e re pritet të ndryshojë gjithçka”

Posted on May 30, 2026 by admin

Kanë nisur zyrtarisht punimet për ndërtimin e aksit të ri rrugor Janinë–Kakavijë, një projekt strategjik me rëndësi të veçantë për lidhjen ndërkufitare mes Greqisë, Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Projekti synon të rrisë sigurinë në qarkullim, të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit dhe të forcojë bashkëpunimin ekonomik rajonal.

Punimet përgatitore kanë filluar tashmë në terren dhe përfshijnë pastrimin e zonave nga bimësia, ndërhyrje tokësore dhe nivelimin e terrenit me mjete të rënda. Këto veprime shënojnë nisjen konkrete të ndërtimit të rrugës së re.

Kontrata për realizimin e projektit, me një vlerë prej 310 milionë eurosh (me TVSH), u nënshkrua në dhjetor të vitit 2024. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Infrastrukturës në Greqi, Dimitris Anagnopulos, punimet pritet të përfundojnë brenda katër viteve.

Aksi Janinë–Kakavijë do të ketë një gjatësi totale prej 70 kilometrash dhe do të jetë vazhdim i Autostradës Joniane, duke lidhur Janinën me pikën kufitare të Kakavijës. Ky segment konsiderohet si boshti më perëndimor vertikal i Autostradës Egnatia dhe është pjesë e rrjetit kryesor evropian të transportit (TEN-T).

Segmenti Janinë–Kalpak, me gjatësi 46.4 kilometra, do të ndërtohet me trase të re dhe do të përfshijë gjashtë nyje moderne pa kryqëzime në nivel: Kosmirë, Asvestohori, Grammenohoria, Pasanë, Zicë dhe Kari. Ndërkohë, segmenti Kalpak–Kakavijë, me gjatësi 23.1 kilometra, do të konsistojë në modernizimin e rrugës ekzistuese deri në kufi.

Rruga është projektuar për shpejtësi deri në 100 km/orë dhe do të ketë dy korsi për secilin drejtim, korsi emergjence, ndarje qendrore dhe barriera sigurie. Gjerësia totale e autostradës do të jetë 22.25 metra.

Me përfundimin e këtij projekti, udhëtimi nga Athina deri në kufirin shqiptar do të reduktohet në rreth 4 orë e 30 minuta. Aktualisht, kjo distancë kërkon të paktën 6 orë udhëtim dhe në periudha të caktuara mund të zgjasë deri në 8 ose 9 orë.

Aksi i ri do të lidhë drejtpërdrejt Autostradën Joniane me Egnatian, do të lehtësojë trafikun në zonën e Janinës, do të përmirësojë aksesin drejt aeroportit dhe zonës industriale të qytetit, si dhe do të ofrojë lidhje më të shpejta me portet e Igumenicës dhe Patrës.

Përveç përfitimeve infrastrukturore, projekti pritet të ndikojë pozitivisht në zhvillimin ekonomik të rajoneve si Konica, Florina dhe Kastoria, duke forcuar më tej lëvizjen ndërkufitare, tregtinë dhe bashkëpunimin mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Post Views: 63

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • E rëndë! 15-vjeçari mbytet në pishinë, zbardhen detajet e para
  • Benzina dhe nafta me çmime të reja, vendimi i fundit i Bordit të Transparencës
  • Protesta e Zvërnecit merr tjetër drejtim, opozitarët e Berishës dalin me lëvizjen e fundit
  • Vendoseni në dorë dhe prisni vetëm 5 minuta: Trajtimi natyral që sjell rezultate të menjëhershme
  • Sekreti i një mjeku për uljen e shpejtë të tensionit, nuk kushton asgjë

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026

©2026 World News | Design: Newspaperly WordPress Theme