BABAI I EDUART KUÇIT REAGON PËR HERË TË PARË PAS VIDEOS VIRALE: “JEMI TË SHOKUAR DHE PA FJALË”
Babai i Eduart Kuçit, Arsimi, ka reaguar për herë të parë pas publikimit të videos që është bërë virale në rrjetet sociale, ku djali i tij shfaqet duke u dhunuar nga Jozefin Marku.
Në një prononcim të shkurtër për emisionin “Shqipëria Live”, Arsim Kuçi tha se familja e ka përjetuar rëndë ngjarjen dhe se, për momentin, nuk dëshiron të japë një prononcim më të gjatë në media.
Ai gjithashtu sqaroi se disa prej postimeve që po qarkullojnë në rrjetet sociale nuk janë bërë prej tij dhe as me iniciativën e tij.
“Faleminderit për interesimin tuaj. Ju jemi mirënjohës. E kemi përjetuar shumë keq ngjarjen. Për këtë arsye kam lejuar djalin tim të marrë pjesë në Top Channel që në fillimet e karrierës së tij. Por nga ky rast jemi të shokuar dhe pa fjalë”, u shpreh ai.
Më tej, Arsim Kuçi theksoi se nuk dëshiron të jetë i pranishëm në media për momentin, duke shtuar se nuk ka më shumë për të thënë lidhur me ngjarjen.
“Sa i përket asaj që postohet, dua të sqaroj se postimet që qarkullojnë nuk janë bërë nga unë dhe as me iniciativën time. Për momentin nuk jam i gatshëm të jem prezent në media, sepse nuk kam çfarë të them më shumë”, përfundoi ai.
