Skip to content

Berisha drejt SHBA-së? Ergys Mërtiri: Edhe në Hënë të shkojë, nuk kthehet më në pushtet

Mërtiri: Protestat pritet të rikthehen me më shumë intensitet në shtator, Berisha nuk është më faktor politik

 

Analisti Ergys Mërtiri shprehet se pakënaqësia e qytetarëve ndaj qeverisë është në rritje dhe se protestat mund të rikthehen gjatë muajit shtator me pjesëmarrje më të madhe.

 

Sipas tij, çdo skandal i ri i qeverisë mund të shërbejë si shkak për rikthimin e qytetarëve në shesh.

 

Mërtiri kritikoi edhe Partinë Demokratike për mënyrën se si po e menaxhon situatën politike. Ai tha se protesta nuk duhet të identifikohet me Sali Berishën dhe se PD-ja ka nevojë për një ripërtëritje.

 

Duke komentuar edhe lajmet për një vizitë të mundshme të Berishës në SHBA pas çështjes së “non-grata”-s, Mërtiri deklaroi se, sipas tij, kjo nuk ndryshon pozicionin politik të ish-kryeministrit.

 

«“Edhe në Hënë të shkojë, nuk vjen dot më në pushtet”, u shpreh ai.»

 

Mërtiri shtoi se, sipas tij, debati brenda PD-së nuk duhet të përqendrohet te vizitat apo udhëtimet e Berishës, por te roli që ai mund të ketë në skenën politike.

 

“Ai është i izoluar politikisht”, deklaroi analisti në “News 24”.

Published inNews Shqip