Skip to content

World News

Menu
  • Sample Page
Menu

Berisha kritikon ashpër Florian Binajn për Tiranën!

Posted on April 4, 2026 by admin

Kreu i opozitës, Sali Berisha, vetëm pesë muaj pasi shpalli Florian Binaj si kandidat të mbështetur nga opozita për zgjedhjet lokale në Tiranë, duket se ka ndryshuar qëndrim.

Më 6 tetor të vitit të kaluar, kur fillimisht u caktua data 9 nëntor për zgjedhjet në Tiranë – të cilat më pas u rrëzuan nga Gjykata Kushtetuese – Berisha shprehej i bindur se Binaj do të fitonte përballë Ogerta Manastirliu.

Por këtë të shtunë, gjatë një konference për shtyp, Berisha deklaroi se kandidatura për Tiranën do të vendoset nga opozita dhe jo nga figura të pavarura.

Ai theksoi se puna për përzgjedhjen e kandidatëve ka nisur dhe se emrat do të bëhen publikë shumë kohë përpara zgjedhjeve lokale të vitit 2027.

“Opozita ka filluar punën dhe së shpejti do të përfundojë procesin e analizës dhe përzgjedhjes brenda partisë. Paralelisht, po punohet edhe për zgjedhjet lokale. Kandidatët nuk do të prezantohen vetëm dy muaj përpara, por shumë më herët se në zgjedhjet e fundit,” u shpreh Berisha.

Ndërkohë, Partia Socialiste ka përmendur emrin e Ogerta Manastirliut si kandidate për Bashkinë e Tiranës. Nga ana tjetër, dëshirën për kandidim e ka shprehur edhe Erion Braçe, për të cilin Berisha u shpreh me kritika.

Ai e cilësoi Braçen si “përfaqësues të një partie që është zhdukur pa nam e nishan”, duke shtuar se opozita do t’u ofrojë qytetarëve të Tiranës kandidaturën më të mirë të mundshme.

“Partia Demokratike do të bëjë gjithçka për të ndërtuar një front sa më të gjerë opozitar dhe për të sjellë kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën,” përfundoi ai.

Post Views: 142

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Stresi dhe babai i tij përplasen me qytetarët në protestë, tentojnë ta kthejnë protestën pro PD-së
  • “Shqiptarët tejkaluan çdo pritshmëri, shtohen thirrjet për largimin e Ramës”
  • Çfarë vendosi Gjykata për Erion Veliajn? Detajet e fundit nga seanca
  • Rama ndaj Greqisë: Retorika që nxit tensione duhet të ndalet
  • Momente tmerri në ajër: Thyhet xhami i avionit me pasagjerë, detyrohet të bëjë ulje emergjente në Angli

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026

©2026 World News | Design: Newspaperly WordPress Theme