Të mërkurën vendi do të karakterizohet nga mot i vranët, por nuk do të mungojnë as intervalet me diell.
Gjatë orëve të para të ditës priten reshje të izoluara shiu në zonat e ulëta, ndërsa në viset malore reshjet mund të jenë në formë bore. Mundësia për reshje të izoluara mbetet e pranishme edhe gjatë pjesës tjetër të ditës.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, me intervale të fuqishme dhe shpejtësi nga 15 deri në 40 km/h.
Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga 5 deri në 7°C, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë nga 16 deri në 20°C. /MeteoKosova/
