❄️ SHTATORI BEFASON RAJONIN! Bora zbardh malet, temperaturat bien ndjeshëm!
Pas ditëve të ngrohta, moti ka marrë një kthesë të papritur në disa pjesë të Ballkanit. Temperaturat janë ulur ndjeshëm dhe në zonat e larta malore kanë nisur reshjet e para të dëborës. 🏔️🥶
🇷🇸 Serbi: Zonat e larta malore, përfshirë Kopaonikun dhe Golijën, janë zbardhur nga bora.
🇧🇬 Bullgari: Reshje dëbore janë raportuar në zonat malore, përfshirë Pamporovon dhe masivet e Rilës.
🇧🇦 Bosnjë dhe Hercegovinë: Flokët e parë të borës kanë prekur edhe zonat e larta të Kupresit.
🇲🇰 Maqedoni e Veriut: I ftohti është ndier veçanërisht në zonat malore, ku temperaturat kanë shënuar rënie të fortë.
🥶 Një ndryshim i papritur i motit ka sjellë atmosferë tipike vjeshtore, ndërsa zonat malore tashmë kanë marrë pamje krejt tjetër.
👇 Shikoni pamjet dhe tregoni: A e prisnit borën kaq herët?
