Skip to content

Ç’po ndodh?! Policia “blindon” Shqipërinë brenda 24 orëve

Policia e Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë zhvilluar kontrolle të shumta në të gjithë vendin, me qëllim parandalimin e paligjshmërive dhe rritjen e sigurisë rrugore, përfshirë edhe përdorimin e mjeteve inteligjente të monitorimit.

Sipas të dhënave zyrtare, janë ndaluar 3 persona në kërkim kombëtar për vepra të ndryshme penale.

Në kuadër të një operacioni për goditjen e krimeve mjedisore, janë arrestuar 2 persona, ndërsa 1 tjetër është proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 16 raste, ku 4 persona janë arrestuar dhe 10 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Gjithashtu, janë regjistruar 6 raste të dhunës në familje, me 1 arrestim dhe 5 procedime, si dhe janë plotësuar 2 kërkesa për urdhër mbrojtjeje.

Policia ka arrestuar edhe 2 persona për shkelje të masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa 2 të tjerë janë proceduar për moszbatim të vendimeve gjyqësore.

Në fushën ekonomiko-financiare janë evidentuar 2 raste, me 2 persona të proceduar në gjendje të lirë.

Sa i përket krimeve ndaj pronës, janë regjistruar 6 raste, ku 1 person është arrestuar për zjarrvënie, 4 janë proceduar, ndërsa vijon puna për kapjen e një autori tjetër për vjedhje.

Në fushën e krimeve mjedisore janë evidentuar 3 raste të tjera, me 2 arrestime dhe 3 procedime për ndërtime pa leje dhe ndotje të mjedisit.

Po ashtu, janë arrestuar 2 persona të tjerë dhe 8 janë proceduar për vepra të ndryshme penale, ndërsa në qarkullimin rrugor 3 persona janë arrestuar dhe 3 të tjerë janë proceduar për drejtim mjeti në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

Policia Kufitare ka proceduar 2 persona për kalim të paligjshëm të kufirit dhe 1 tjetër për posedim të një sasie të vogël kanabisi.

Në përfundim, Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin pa pagesë 112, duke garantuar reagim të shpejtë dhe ruajtje të anonimitetit.

Published inNews Shqip