Një aksident tragjik është regjistruar këtë të shtunë në aksin rrugor Fier–Darëzezë, në afërsi të fshatit Levan, ku një person ka humbur jetën.
Sipas të dhënave paraprake, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor. Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë një i ri rreth 30 vjeç.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, grupi hetimor dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për dokumentimin e ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Automjeti, një “Renault Megane”, ka pësuar dëmtime të konsiderueshme, duke bërë të nevojshme ndërhyrjen e zjarrfikësve për nxjerrjen e trupit të viktimës.
Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur disa orë përpara se të zbulohej nga kalimtarë të rastit, të cilët kanë njoftuar autoritetet.