Skip to content

Dorëheqje të papritura në AAK, largohen dy deputetë

Ardian Gjini dhe Daut Haradinaj heqin dorë nga mandati i deputetit, KQZ nis procedurat për zëvendësimin e tyre

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, dhe kandidati i kësaj partie, Daut Haradinaj, kanë vendosur të mos e marrin mandatin e deputetit në Kuvendin e Kosovës.

Lajmin e konfirmoi kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, gjatë mbledhjes së institucionit, duke bërë të ditur se të dy kanë njoftuar zyrtarisht për tërheqjen e tyre.

Sipas Radoniqit, KQZ ka pranuar njoftime me shkrim nga Ardian Gjini dhe Daut Haradinaj, ku ata deklarojnë se heqin dorë nga pranimi i mandatit të deputetit.

Pas këtij vendimi, KQZ do të vijojë me procedurat ligjore për plotësimin e vendeve të lira në Kuvend.

Në bazë të renditjes në listën zgjedhore të AAK-së, mandatet pritet t’u kalojnë Bekë Berishës dhe Burim Ramadanit, pasi të përfundojnë procedurat e nevojshme ligjore.

Ky zhvillim vjen në fazën e konstituimit të legjislaturës së re, ndërsa KQZ po vazhdon procesin e verifikimit dhe zëvendësimit të mandateve në përputhje me ligjin.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *