Skip to content

Vapa ekstreme godet vendin, temperaturat arrijnë deri në 43°C! Kur pritet rënia e të nxehtit

Vala intensive e të nxehtit që ka përfshirë Ballkanin Perëndimor do të vazhdojë edhe gjatë ditëve të para të javës, me temperatura shumë të larta që në disa zona mund të arrijnë deri në 43 gradë Celsius.

Sipas parashikimeve meteorologjike, dita e hënë do të shoqërohet me temperatura maksimale 40-41°C, ndërsa të martën pritet kulmi i valës së të nxehtit, me vlera që do të lëvizin nga 41 deri në 42°C, ndërsa në zona të veçanta termometri mund të shënojë edhe 43°C. Edhe e mërkura do të mbetet nën ndikimin e vapës ekstreme.

Lehtësimi i motit pritet të nisë nga e enjtja, kur depërtimi i masave më të freskëta të ajrit do të sjellë rënie graduale të temperaturave. Në disa pjesë të Ballkanit jugperëndimor parashikohen gjithashtu reshje lokale shiu dhe stuhi të izoluara.

Ndërkohë, pjesa më e madhe e Evropës vazhdon të përballet me një nga valët më intensive të të nxehtit të viteve të fundit. Temperaturat e larta kanë prekur shumë vende të kontinentit, ndërsa autoritetet shëndetësore vijojnë të bëjnë thirrje për kujdes të shtuar, veçanërisht për grupet më të rrezikuara nga vapa ekstreme.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *