Tre persona nga Vushtrria raportohen të zhdukur në Shkup, familjarët kërkojnë ndihmë
Tre persona nga Vushtrria janë raportuar të zhdukur në Shkup. Bëhet fjalë për Ejup Tërnavën, Cennet Tërnavën dhe Fatmire Shabanin, për të cilët familjarët thonë se nuk kanë pasur asnjë kontakt që nga mbrëmja e kaluar.
Sipas të afërmve, Fatmire Shabani, e cila jeton në Gjermani, kishte mbërritur në Aeroportin e Shkupit. Vëllai i saj, së bashku me bashkëshorten, ishte nisur për ta marrë, por që nga ai moment nuk dihet asgjë për fatin e tyre.
Familjarët bëjnë të ditur se janë informuar nga autoritetet kufitare se automjeti me të cilin po udhëtonin nuk ka rezultuar të ketë hyrë në Kosovë.
Rasti është raportuar edhe në polici, si dhe në Ambasadën e Kosovës në Shkup. Sipas familjarëve, deri më tani nuk ka pasur ndonjë informacion zyrtar për vendndodhjen e tyre.
Të gjithë qytetarët që mund të kenë informacion për personat e zhdukur ose për automjetin e tyre, luten të kontaktojnë në numrat: +49 1573 8465566, +49 178 3900599, +49 176 62983674 dhe +383 49 195277, ose të njoftojnë menjëherë Policinë.

Be First to Comment