Skip to content

E fundit: 30-vjeçari humb jetën tragjikisht!

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Memaliaj, ku një 30-vjeçar ka humbur jetën pas të shtënave me armë zjarri.

Viktima është identifikuar si Endri Goxhaj, i cili, sipas policisë, është qëlluar me armë nga një 29-vjeçar me inicialet D. N., pas një konflikti të çastit. I riu nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital.

Nga ngjarja ka mbetur i plagosur edhe vëllai i autorit të dyshuar, 25-vjeçari Dario Nela, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:50. Pas të shtënave, autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes me automjet, ndërsa forcat e policisë janë vënë në ndjekje për kapjen e tij.

Ndërkohë, nën drejtimin e Prokurorisë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *