Skip to content

E FUNDIT: Bordi i Transparencës shpall çmimet e reja të karburanteve – ja sa kushtojnë nafta dhe benzina!

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve – ja tarifat për naftën dhe benzinën

 

Bordi i Transparencës, në mbledhjen e datës 17 prill 2026, ka vendosur çmimet e reja tavan për karburantet në vend.

 

Sipas vendimit, nafta (gazoil) do të shitet me pakicë deri në 210 lekë/litër, ndërsa me shumicë deri në 198 lekë/litër.

 

Ndërkohë, benzina është caktuar me çmim maksimal prej 176 lekë/litër me pakicë dhe 164 lekë/litër me shumicë.

 

Çmimet e reja hynë në fuqi sot në orën 16:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e radhës së Bordit, ku mund të rishikohen sërish.

 

Autoritetet kanë paralajmëruar operatorët e tregut për zbatimin e vendimit, duke theksuar se shkeljet do të shoqërohen me masa deri në pezullim të aktivitetit.

 

Sipas sqarimit zyrtar, çmimet aktuale janë nën pragjet e përcaktuara në aktin normativ, ndaj akciza do të vijojë të zbatohet në nivelin e plotë 100%.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *