Skip to content

World News

Menu
  • Sample Page
Menu

E FUNDIT: Zhduket papritur ish-ministri i Ramës, mister total për fatin e tij!

Posted on April 25, 2026 by admin

ZHDUKET ISH-MINISTRI I RAMËS, SPAK NUK E GJEN NË BANESË

Teksa SPAK ka depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë duke kërkuar rikthimin e tij në qeli, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, nuk është gjetur në adresën e tij të banimit.

Sipas një njoftimi publik të datës 17 prill, tentativa për ta njoftuar përmes postës ka dështuar, pasi dëftesa është kthyer mbrapsht me shënimin “larguar”.

Prokuroria e Posaçme kundërshton vendimin e shkurtit 2026 për lirimin e Kokës dhe kërkon që ai të rikthehet në burg, por vendndodhja e tij aktuale mbetet e panjohur.

Ajo që e bën edhe më misterioze situatën është fakti se, nëse nuk arrijnë ta lokalizojnë as autoritetet dhe shërbimet postare, dyshohet se ai mund të jetë larguar jashtë vendit, në një skenar të ngjashëm me raste të tjera të bujshme.

Kujtojmë se më 11 dhjetor 2025, GJKKO i hoqi masën “arrest me burg” për çështjen e inceneratorit të Fierit. Ndërkohë, kjo çështje është kthyer për rigjykim, por ende nuk është regjistruar në Apel, duke bërë që afatet e paraburgimit të përfundojnë në mungesë të një vendimi të formës së prerë.

Lefter Koka u arrestua në dhjetor 2021, i akuzuar për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash në lidhje me aferat e inceneratorëve. Sipas SPAK, vetëm për inceneratorin e Fierit janë paguar rreth 4 milionë euro për punë të pakryera, ndërsa dëmi në buxhetin e shtetit llogaritet në dhjetëra milionë lekë.

Në korrik 2025, ai përfitoi lirimin me kusht nga Gjykata e Durrësit për çështjen e inceneratorit të Elbasanit, ku ishte dënuar me 6 vite e 8 muaj burg. Ndërsa për dosjen e Tiranës, masa e sigurisë u shua pasi dënimi prej 2 vitesh u konsiderua i kryer përmes kohës së paraburgimit.

Post Views: 256

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Mësuesja nga Shkupi ndërron jetë gjatë procesit mësimor
  • Avokati i njohur bën paralajmërim të fortë për Edi Ramën, zbulon detaje që pritet të nxisin debat
  • E RËNDË në Tiranë/ 48-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga një automjet, në timon një 20-vjeçar
  • VIDEO/ Edi Rama hap kamerat gjatë tubimit, qytetarët reagojnë me thirrje: “Jep dorëheqjen!”
  • Lapaj me thirrje të fortë: Nëse Rama nuk largohet, duhet vepruar menjëherë

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026

©2026 World News | Design: Newspaperly WordPress Theme