E rëndë/ Bashkëshorti plagos me thikë efektiven e policisë dhe më pas vetëvritet në makinë

Tragjedi familjare në Greqi: Efektivja e policisë plagoset me thikë nga bashkëshorti, autori gjendet i pajetë

 

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Dramës, në veri të Greqisë, ku një efektive policie ka mbetur e plagosur rëndë pas një sulmi me thikë, që dyshohet se është kryer nga bashkëshorti i saj, gjithashtu pjesëtar i forcave të rendit.

 

Sipas raportimeve të mediave greke, ngjarja ka ndodhur brenda banesës së çiftit. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ekipet e ndihmës së shpejtë, të cilat kanë gjetur gruan të plagosur dhe në gjendje të rëndë shëndetësore.

 

Pas incidentit, autori i dyshuar është larguar nga banesa, ndërsa autoritetet kanë nisur kërkimet për lokalizimin e tij. Pak kohë më vonë, ai është gjetur pa shenja jete brenda automjetit të tij.

 

Burime nga mediat vendase bëjnë të ditur se oficeri dyshohet se ka kryer vetëvrasje me armën e shërbimit, por rrethanat e sakta mbeten ende objekt hetimi.

 

Ndërkohë, efektivja e plagosur është dërguar me urgjencë në spital, ku po trajtohet nga mjekët. Deri tani nuk ka informacione zyrtare mbi gjendjen e saj aktuale shëndetësore.

 

Autoritetet greke vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht motivet dhe rrethanat që çuan në këtë ngjarje tragjike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *