Skip to content

E rëndë në Lezhë: Hajdutët hapin varrin, zbulimi i brendshëm i lë pa fjalë!

Një ngjarje e pazakontë dhe shqetësuese është regjistruar në zonën e Tales, në Lezhë, ku persona ende të paidentifikuar kanë tentuar të hapin një varr.

Rasti është zbuluar nga një 65-vjeçar me iniciale F. Gj., i cili ka konstatuar dëmtime në pllakat e betonit të varrit të nipit të tij. Menjëherë pas denoncimit, Komisariati i Policisë Lezhë ka referuar çështjen në Prokurori, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se autorët kanë tentuar të depërtojnë në brendësi të varrit, vetëm pak muaj pas varrimit. Megjithatë, arkivoli i mbyllur hermetikisht ka bërë të pamundur realizimin e plotë të këtij veprimi.

Banorë të zonës shprehen se motivi mund të lidhet me grabitjen e sendeve me vlerë që mund të jenë vendosur pranë të ndjerit. Ngjarja ka shkaktuar reagime dhe shqetësim në komunitet, ndërsa autorët mbeten ende të paidentifikuar.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *