Një 68-vjeçar ka humbur jetën pasi u godit nga rrufeja në zonën malore të Trebeshinës, në Përmet.
Viktima, i identifikuar si Syrja Karati, ndodhej në vendin e quajtur Zaçe Be kur u godit nga shkarkesa elektrike, e cila i shkaktoi vdekjen e menjëhershme.
Pavarësisht rrethanave, 68-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë në vendngjarje.
Autoritetet kanë nisur veprimet procedurale për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.

Be First to Comment