Skip to content

News Today

Menu
  • Sample Page
Menu

E RËNDË/ Policia zbarkon në Tiranë, 30 urdhërarreste në operacion antidrogë!

Posted on April 21, 2026

Një operacion i gjerë antidrogë është duke u zhvilluar në Tirana, ku me urdhër të prokurorisë janë lëshuar 30 urdhërarreste.
Sipas burimeve, aksioni synon goditjen e disa grupeve kriminale të përfshira prej kohësh në shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Hetimet për këtë çështje kanë nisur prej disa muajsh nga strukturat e Antidrogës në Tiranë. Mësohet se operacioni është ndërtuar mbi prova të siguruara nga aksione të mëparshme, si dhe nga zbërthimi i komunikimeve mes personave të dyshuar.
Gjatë hetimeve janë përdorur edhe metoda proaktive, përfshirë blerje të simuluara, me qëllim dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal.
Deri në këto momente nuk është bërë ende publik numri i personave të arrestuar, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë detaje as për sasinë e lëndëve narkotike të sekuestruara gjatë operacionit.

Post Views: 18

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • MJEKU ÇUDIT BOTËN/ Kosi në mëngjes “shëron” 3 probleme shëndetësore – ja kush duhet ta pijë!
  • MOMENT HISTORIK/ Gjykata e Lartë merr vendimin final për Erion Veliajn!
  • SHOCKING: Len Cariou Dead — Entertainment World in Tears!
  • BREAKING: NCIS Legend Dies Suddenly — Fans in Shock!
  • E RËNDË/ Policia zbarkon në Tiranë, 30 urdhërarreste në operacion antidrogë!

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026

©2026 News Today | Design: Newspaperly WordPress Theme