Skip to content

Edi Rama bën veprimin e papritur, i afrohet protestuesve (FOTO)

Teksa protestat kanë hyrë në ditën e 26-të radhazi dhe protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, kreu i qeverisë ka bërë një lëvizje që ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale.

Pasditen e kësaj të enjteje, Rama ndryshoi fotografinë e profilit dhe imazhin e kopertinës në llogarinë e tij në Facebook, duke vendosur flamingot – simbolin që është identifikuar gjerësisht me protestën për mbrojtjen e zonës së Zvernecit dhe që përdoret nga protestuesit gjatë tubimeve.

Më së shumti ka ngjallur reagime fotografia e re e profilit, ku shfaqet një flamingo duke pastruar pendët e saj. Ndryshimi ka nxitur interpretime të ndryshme në rrjet, ndërsa mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë thjesht për një zgjedhje estetike apo për një mesazh të qëllimshëm nga kryeministri.

Protestat nisën fillimisht kundër ndërtimit të një resorti në zonën e mbrojtur të Zvernecit, një habitat i rëndësishëm ku strehohen mijëra flamingo. Pikërisht ky shpend u shndërrua në simbol të lëvizjes qytetare, e cila u pagëzua si “Revolucioni i Flamingove”.

Me kalimin e ditëve, kërkesat e protestuesve janë zgjeruar, duke përfshirë çështje që lidhen me qeverisjen, transparencën dhe përgjegjshmërinë politike. Mes tyre vijon të mbetet edhe kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *