Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se platforma qeveritare e-Albania është përditësuar, duke hyrë në një fazë të re zhvillimi digjital.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama bëri të ditur se versioni i ri i platformës është ndërtuar mbi një infrastrukturë moderne teknologjike, me synimin për të ofruar shërbime më të shpejta dhe më efikase për qytetarët dhe bizneset.
Sipas tij, “e-Albania 2.0” sjell përmirësime të rëndësishme në aksesueshmëri dhe përdorim, duke e bërë platformën më të lehtë për t’u përdorur edhe nga personat me aftësi të kufizuara. Ai theksoi se ky është një tjetër hap drejt krijimit të një sistemi publik digjital pa barriera dhe të aksesueshëm për të gjithë qytetarët.