Skip to content

Ekzekutimi i çiftit në Lezhë trondit vendin – dalin detaje të reja SHOKUESE!

🚨 I dyshuari për atentatin në Lezhë reagon: “Po më shkatërrohet jeta pa asnjë faj”

Një nga personat e shpallur në kërkim për vrasjen e çiftit Mujeci, Besnik Kolndreu, ka reaguar publikisht duke mohuar çdo përfshirje në ngjarjen e rëndë.

Ai deklaron se në momentin e krimit ndodhej me familjen në Mal të Zi, ku jeton dhe punon prej 6 vitesh, ndërsa lajmin për vrasjen e ka mësuar përmes rrjeteve sociale.

40-vjeçari shprehet se po përballet me akuza të padrejta që, sipas tij, rrezikojnë t’i shkatërrojnë jetën, familjen dhe biznesin që e ka ndërtuar me vite pune.

🗣️ “Po më shkatërrohet familja dhe e ardhmja e fëmijëve të mi. Nuk kemi pasur asnjë lidhje me këtë ngjarje dhe nuk duam të biem në gjak me askënd pa arsye,” – u shpreh ai.

Kolndreu kërkon nga autoritetet një hetim të drejtë dhe profesional, duke theksuar se as ai dhe as familjarët e tij nuk kanë pasur dijeni për sulmin.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *