Skip to content

Eli Fara nuk përmbahet: “Nuk kam pse të turpërohem! Ja çfarë i kërkoj publikut…”

Disa ditë pas publikimit në rrjetet sociale të disa videove intime ku pretendohet se shfaqet këngëtarja Eli Fara së bashku me kompozitorin Adrian Hila, këngëtarja ka reaguar publikisht përmes një postimi në Instagram.

Eli Fara ka shprehur dhimbjen dhe shqetësimin e saj për cenimin e privatësisë, duke theksuar se situata ka prekur jo vetëm atë, por edhe familjen e saj. Ajo ka kundërshtuar gjykimet dhe komentet fyese që kanë pasuar publikimin e materialeve.

Këngëtarja është shprehur se nuk ka arsye të ndihet e turpëruar për një situatë që, sipas saj, lidhet me publikimin dhe shpërndarjen e paautorizuar të momenteve private.

“Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem. Turpi u përket atyre që filmojnë, publikojnë dhe shpërndajnë momente private pa dijeninë dhe pëlqimin e një njeriu”, është shprehur ajo.

Fara ka bërë të ditur gjithashtu se çështjen do t’ia lërë në dorë drejtësisë, ndërsa u ka bërë apel qytetarëve që të tregojnë njerëzi dhe të mos vijojnë me shpërndarjen e materialeve intime.

Ajo ka theksuar se të qenit personazh publik apo artiste nuk i heq askujt të drejtën për privatësi dhe dinjitet. Në fund të reagimit, këngëtarja ka falënderuar familjarët, miqtë, kolegët dhe të gjithë personat që i kanë qëndruar pranë gjatë kësaj periudhe.

“Do të marr kohën që më duhet dhe do të vazhdoj përpara, me dinjitet dhe me kokën lart”, ka përfunduar Eli Fara.

Published inNews Shqip