Skip to content

EMRAT/ Zbulohen 10 personazhet VIP që kanë spikatur më shumë në Big Brother

Zbulohen 10 banorët e mundshëm të Big Brother VIP Kosova, gazetari jep detajet**

Gazetari i Klan Kosovës, Agon Rexhepi, ka zbuluar disa detaje rreth personazheve që mund të jenë pjesë e edicionit të ardhshëm të Big Brother VIP Kosova.

Ai sqaroi se nuk do të bëjë publikë emrat, por vetëm profilet e personazheve, duke lënë të kuptohet se disa prej tyre mund të identifikohen përmes inicialeve.

Sipas Rexhepit, një nga banorët e mundshëm është **një TikToker nga diaspora**, ndërsa një tjetër është **një këngëtar mbi 55 vjeç**.

Në listë dyshohet se përfshihet edhe **një këngëtare e muzikës popullore rreth të 50-ave**, si dhe **një moderatore shumë e njohur**, e cila nuk është shfaqur në ekran prej rreth një ose dy vitesh.

Një tjetër emër i mundshëm është **një reper i ri**, i cili ka arritur sukses të madh dhe ka qenë në qendër të përplasjeve apo debateve me emra të njohur të skenës, përfshirë Feron dhe Don Xhonin.

Gazetari përmendi gjithashtu **një gazetare, vajza e një këngëtari të njohur**, si dhe **një influencuese që u bë e famshme duke imituar influencuese të tjera**.

Lista vazhdon me një tjetër këngëtar, i cili, sipas Rexhepit, është bërë i njohur edhe për lëvizjet e tij dhe përmendi emrin “Bejta”.

Në mesin e profileve të zbuluara është edhe **profesoreshë Kaltrina**, ndërsa personi i fundit i përmendur është **një regjisore**.

Kështu, sipas detajeve të dhëna nga gazetari, bëhet fjalë për një listë prej **10 profileve të mundshme**, por emrat e plotë të personazheve nuk janë bërë ende publikë.

Published inNews Shqip