Skip to content

Erdogan: “Jam rritur mes shqiptarëve, i konsideroj vëllezër tanë”

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka shprehur në një deklaratë të mëparshme vlerësimin dhe respektin e tij për shqiptarët, duke i cilësuar ata si “vëllezër”.

Duke kujtuar fëmijërinë e tij, Erdoğan ka treguar se në lagjen ku ishte rritur kishte shumë familje shqiptare, me të cilat kishte pasur marrëdhënie të afërta.

“Në lagjen ku jetoja si fëmijë kishim shumë fqinjë shqiptarë. Me ta luanim dhe jemi rritur së bashku. Në lagje kishim edhe një ‘hallë’ shqiptare dhe mund të them se jam rritur nën kujdesin e saj”, është shprehur ai.

Erdoğan ka theksuar gjithashtu marrëdhëniet e mira që, sipas tij, kanë ekzistuar ndër vite mes popullit turk dhe atij shqiptar.

“Deri tani, në shtetin tim, nuk kam dëgjuar asgjë të keqe nga vëllezërit shqiptarë. Shpresoj që kjo miqësi të vazhdojë gjithmonë”, ka deklaruar presidenti turk.

Published inNews Shqip