Skip to content

Evropa për turistët: 10 qytetet më të lira dhe 10 më të shtrenjtat për të kaluar pushimet

Sarajeva është renditur si qyteti më ekonomik në Evropë për pushime të shkurtra gjatë vitit 2026, sipas një raporti të ri që ka analizuar kostot turistike në 50 qytete të kontinentit. Në këtë klasifikim, Tirana zë një vend mjaft të mirë, duke u renditur në vendin e tretë.

Studimi është realizuar nga organizata britanike “Post Office Travel Money”, përmes raportit të saj vjetor “City Costs Barometer”, i cili krahason çmimet e shërbimeve dhe aktiviteteve që turistët zakonisht përdorin gjatë një qëndrimi të shkurtër në qytet.

Për herë të parë, kryeqyteti i Bosnjë-Hercegovinës ka marrë vendin e parë, falë kostove të ulëta për akomodim, ushqim, transport dhe vizita turistike.

Sipas përllogaritjeve, një paketë shpenzimesh për dy persona në Sarajevë kushton rreth 287 euro.

Në analizë janë përfshirë 12 kategori shpenzimesh, mes tyre dy net qëndrimi në hotel me tri yje, darka për dy persona me tri pjata dhe verë, kafe, birrë, pije freskuese, transporti nga aeroporti, bileta 48-orëshe për transportin publik dhe hyrjet në muze, galeri arti dhe atraksione historike.

10 qytetet më të lira në Evropë për vitin 2026

  1. Sarajeva, Bosnjë-Hercegovinë – 287 euro
  2. Bukureshti, Rumani – 299 euro
  3. Tirana, Shqipëri – 304.50 euro
  4. Beogradi, Serbi – 307 euro
  5. Trençini, Sllovaki – 315 euro
  6. Riga, Letoni – 322 euro
  7. Lili, Francë – 334 euro
  8. Vilniusi, Lituani – 334 euro
  9. Strasburgu, Francë – 369 euro
  10. Podgorica, Mali i Zi – 384.50 euro

Të dhënat tregojnë se qytetet e Evropës Lindore dhe Juglindore kanë një avantazh të dukshëm në këtë renditje, duke zënë shumicën e vendeve në dhjetëshen e parë.

Tirana renditet e treta me një kosto prej 304.50 euro për dy persona, duke u pozicionuar mes destinacioneve më të përballueshme për turistët që kërkojnë të kalojnë disa ditë në një kryeqytet evropian pa shpenzuar shumë.

Oslo, qyteti më i shtrenjtë për turistët

Ndryshe nga Sarajeva dhe Tirana, kryeqyteti norvegjez Oslo rezulton destinacioni më i kushtueshëm në Evropë për një pushim të shkurtër gjatë vitit 2026.

Sipas raportit, shpenzimet për kategoritë e analizuara arrijnë në rreth 850 euro për dy persona.

Pas Oslos, në listën e qyteteve më të shtrenjta renditen Kopenhaga, Edinburgu, Gjeneva dhe Barcelona.

10 qytetet më të shtrenjta në Evropë për vitin 2026

  1. Oslo, Norvegji – 850 euro
  2. Kopenhaga, Danimarkë – 777 euro
  3. Edinburgu, Skoci – 773.50 euro
  4. Gjeneva, Zvicër – 746 euro
  5. Barcelona, Spanjë – 742 euro
  6. Dublini, Irlandë – 707 euro
  7. Amsterdami, Holandë
Published inNews Shqip