Vinçan/ Fëmijë 4-vjeçar lëndohet pas një rënieje aksidentale, niset drejt Tiranës për trajtim të specializuar
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vinçan, ku një fëmijë 4-vjeçar është rrëzuar aksidentalisht, duke pësuar dëmtime në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit.
Sipas të dhënave paraprake, i mituri është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Korçës, ku po trajtohet në repartin e reanimacionit pediatrik.
Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, është vendosur transferimi i fëmijës drejt Tiranës për trajtim më të specializuar mjekësor.
Ndërkohë, policia ka nisur veprimet hetimore dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.