Skip to content

FIFA merr vendimin e madh për Argjentinën para sfidës me Anglinë

Argjentina rikthen fanellën “me fat” për sfidën ndaj Anglisë

Argjentina do të përballet këtë të mërkurë me Anglinë në një ndeshje që, përveç rëndësisë sportive, mbart edhe një simbolikë të veçantë për shkak të historisë mes dy vendeve.

Për këtë duel, Federata Argjentinase ka kërkuar dhe ka marrë miratimin e FIFA-s që kombëtarja të zbresë në fushë me fanellën blu, në vend të fanellës tradicionale me vijat bardheblu.

Kjo zgjedhje lidhet me historinë, pasi fanella blu konsiderohet si një “fanellë me fat” në përballjet ndaj Anglisë. Me të veshur, Argjentina ka fituar dy nga tre ndeshjet që ka zhvilluar kundër anglezëve në Kupën e Botës.

Ndeshja më e famshme me këtë fanellë mbetet çerekfinalja e Botërorit 1986, kur Diego Maradona shënoi dy gola legjendarë, përfshirë “Dorën e Zotit” dhe golin e njohur si një nga më të bukurit në historinë e futbollit, duke i dhënë fitoren Argjentinës.

Po me fanellën blu, Argjentina eliminoi Anglinë edhe në Botërorin e vitit 1998, duke triumfuar pas goditjeve të penalltive.

I vetmi rast kur kjo fanellë nuk i solli fat argjentinasve ishte në Botërorin e vitit 1962, ku Anglia fitoi me rezultatin 3-1.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse rikthimi i fanellës blu do t’i sjellë edhe një herë fat Argjentinës në një tjetër përballje të madhe me rivalët anglezë.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *