Skip to content

Fitorja ndaj Egjiptit kthehet në makth, Federata e Argjentinës nën hetim

SHBA nis hetim ndaj Federatës së Futbollit të Argjentinës, dyshime për pastrim parash mbi 300 milionë dollarë

Autoritetet amerikane kanë hapur një hetim ndaj Federatës së Futbollit të Argjentinës (AFA), mes dyshimeve për pastrim parash dhe parregullsi financiare që përfshijnë transaksione me vlerë mbi 300 milionë dollarë.

Sipas raportimeve të gazetës “La Nacion”, prokurorët federalë dhe agjentët e FBI-së kanë nisur mbledhjen e dëshmive dhe dokumentacionit lidhur me aktivitetin financiar të federatës, e cila drejtohet nga Claudio Tapia.

Hetuesit synojnë të zbardhin mënyrën se si qindra miliona dollarë janë transferuar përmes sistemit bankar amerikan dhe të përcaktojnë nëse këto transaksione përbëjnë vepra penale sipas legjislacionit të SHBA-së, përfshirë pastrimin e parave dhe mashtrimin financiar.

Në kuadër të hetimeve, agjentët e FBI-së dhe prokurorët e Departamentit amerikan të Drejtësisë kanë marrë në pyetje biznesmenin Guillermo Tofoni, i cili dyshohet se ka njohuri mbi strukturat financiare të përdorura për administrimin e kontratave tregtare ndërkombëtare të federatës.

Deri më tani, Federata e Futbollit të Argjentinës nuk ka reaguar zyrtarisht ndaj raportimeve, ndërsa hetimet e autoriteteve amerikane janë ende në fazën paraprake.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *