Skip to content

World News

Menu
  • Sample Page
Menu

Fund i ditëve me diell: Ndryshim drastik i motit, vjen shiu!

Posted on April 13, 2026 by admin

Meteorologia Tanja Porja parashikon një javë me mot të paqëndrueshëm në të gjithë vendin, me shtim të vranësirave dhe reshje të herëpashershme shiu, kryesisht në veri dhe në zonat lindore.

Sipas saj, që nga dita e nesërme pritet një rënie e lehtë e temperaturave me rreth 2°C, si në orët e mëngjesit ashtu edhe në mesditë, duke bërë që vlerat maksimale të zbresin nga 25–26°C.

“Gjatë ditës së martë do të kemi prezencë të vranësirave në territor, të cilat do të shtohen në pjesën e dytë të ditës, duke sjellë zgjerim të zonave me reshje. Megjithatë, reshjet do të jenë të pakta dhe të përqendruara kryesisht në veri dhe në gjysmën lindore të vendit, ndërsa në qendër dhe perëndim do të jenë më të izoluara,” u shpreh Porja.

Ajo shtoi se e njëjta situatë moti do të vijojë nga e mërkura deri të shtunën, me vranësira të shpeshta dhe reshje afatshkurtra në disa zona të izoluara.

“Nga e mërkura deri të premten priten reshje të pakta dhe rrebeshe të shkurtra, kryesisht në pjesën lindore të vendit. Edhe e shtuna do të karakterizohet nga reshje të kufizuara dhe jo në të gjithë territorin,” tha meteorologia.

Post Views: 151

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Botërori nis me incident për Anglinë, Bellingham dhe shokët mbeten pa pajisje stërvitore
  • BE forcon kontrollet kufitare, çfarë duhet të dinë udhëtarët
  • Skema e re e pensioneve: Gjithçka që duhet të dini
  • SHBA–Paraguaj hyn në histori, ja si u aplikua rregulli i ri i VAR-it
  • Refuzoi të Shiste Kasollen Pas Shitjes së Shtëpisë, Por Askush Nuk E Priste Çfarë Fshihej Brenda

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026

©2026 World News | Design: Newspaperly WordPress Theme