Skip to content

Fundjava tragjike në veri të Shqipërisë: shënohet një viktimë!

Një aksident i rëndë me pasojë humbjen e jetës së një personi ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në aksin rrugor Bicaj–Kukës.

Sipas njoftimit të policisë, një 56-vjeçar, duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur një këmbësor 64-vjeç, banues në fshatin Bicaj. Si pasojë e plagëve të marra, ky i fundit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *