Temperaturat në vend pritet të shënojnë rritje të ndjeshme gjatë ditëve në vijim, si pasojë e depërtimit të masave ajrore të ngrohta që do të dominojnë territorin shqiptar.
Sinoptikania Elida Maloçali, në një prononcim për Top Channel, bëri të ditur se kushtet e qëndrueshme atmosferike do të vijojnë jo vetëm gjatë fundjavës, por edhe në javën e ardhshme.
Sipas saj, moti do të karakterizohet kryesisht nga kthjellime dhe prani e vazhdueshme e diellit në të gjithë vendin, ndërsa temperaturat do të pësojnë rritje graduale, veçanërisht gjatë orëve të mesditës.
Parashikimet meteorologjike tregojnë se të hënën dhe të martën termometri mund të ngjitet deri në 34-35 gradë Celsius në zonat e ulëta. Ndërkohë, era do të fryjë me intensitet mesatar prej 7 deri në 14 m/s, duke favorizuar mot të qëndrueshëm, të nxehtë dhe pa reshje.