Skip to content

World News

Gazetari Osman Stafa shoqërohet në polici, zbardhen detajet e para

Posted on June 21, 2026 By admin No Comments on Gazetari Osman Stafa shoqërohet në polici, zbardhen detajet e para

Një incident është regjistruar gjatë protestës së zhvilluar mbrëmjen e së dielës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku i përfshirë ka qenë gazetari i News24, Osman Stafa.

Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, gazetari është parë duke u shoqëruar nga efektivët e policisë pas një debati të ndodhur gjatë protestës. Në video dëgjohet edhe një grua që shkëmben akuza dhe replika me të.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se në komisariat është shoqëruar edhe gruaja e përfshirë në debat, ndërsa deri më tani nuk janë bërë të ditura zyrtarisht arsyet e shoqërimit të tyre.

Nga sa raportohet, mes palëve ka pasur një përplasje verbale, ndërsa gazetari ka deklaruar se nuk ka kryer asnjë veprim në kundërshtim me ligjin.

Gjatë protestës, Osman Stafa ishte gjithashtu një nga personat që mori fjalën në podium, duke bërë thirrje për pjesëmarrje më të gjerë në protestat e ardhshme.

Kujtojmë se Stafa njihet për publikimin e denoncimeve dhe raportimeve që lidhen me problematika të sistemit shëndetësor në Shqipëri, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me Spitalin Onkologjik.

Post Views: 5
News Shqip

Post navigation

Previous Post: Shenja që tregon se duhet të largohesh menjëherë nga një marrëdhënie apo situatë
Next Post: Vetëm 10 Mijë Euro Mund të Mjaftojnë! 5 Ide Biznesi me Potencial të Lartë Fitimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Tronditje në politikë! Shuhet një nga figurat më të njohura të së majtës
  • TRAGJEDI NË BREGDET! 3 ADOLESHENTË HUMBIN JETËN, PAS MBETËN TË BLLOKUAR NË NJË ZONË SHKËMBORE PRANË BREGDETIT
  • Vetëm 10 Mijë Euro Mund të Mjaftojnë! 5 Ide Biznesi me Potencial të Lartë Fitimi
  • Gazetari Osman Stafa shoqërohet në polici, zbardhen detajet e para
  • Shenja që tregon se duhet të largohesh menjëherë nga një marrëdhënie apo situatë

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026

Copyright © 2026 World News.

Powered by PressBook WordPress theme