Skip to content

Goditje për qytetarët! Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e naftës dhe benzinës!

Bordi i Transparencës ka vendosur sërish ndryshime në çmimet e karburanteve në treg, duke reflektuar një rritje të re për naftën dhe benzinën.

Sipas vendimit më të fundit, çmimet e reja do të hyjnë në fuqi nga ora 13:00 e ditës së sotme.

Nafta do të shitet me 208 lekë për litër, duke shënuar një rritje prej 5 lekësh krahasuar me një ditë më parë, kur tregtohej me 203 lekë/litër.

Edhe benzina ka pësuar rritje, duke arritur në 185 lekë për litër, nga 180 lekë që ishte më parë, pra 5 lekë më shumë.

Në njoftimin zyrtar thuhet se çmimi maksimal i shitjes me pakicë për gazoilin (standard SSH EN 590) është 208 lekë/litër, ndërsa me shumicë 196 lekë/litër.

Ndërkohë, për benzinën, çmimi maksimal me pakicë është përcaktuar në 185 lekë/litër dhe me shumicë në 173 lekë/litër.

Këto çmime do të jenë në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës, ku pritet të rishikohen sërish në varësi të tregut.

Published inNews Shqip