Skip to content

Grafite provokuese kundër Kosovës shfaqen në Serbi, pamjet ndezin reagime (FOTO)

Mesazhi “Kosova është zemra e Serbisë” është shfaqur në fasadën e një ndërtese në zonën kryesore të këmbësorëve në Beograd, një zonë ku kalojnë çdo ditë mijëra turistë.

Ky slogan me përmbajtje nacionaliste, i cili mohon pavarësinë e Kosovës të shpallur në vitin 2008, ka zëvendësuar një grafit të mëparshëm që mohonte gjenocidin ndaj boshnjakëve në Srebrenicë. Ky i fundit ishte vendosur aty që nga qershori i vitit 2024 dhe ishte nënshkruar nga grupi ultradjathtist “Patrulla Popullore”.

Aktivistët e organizatës joqeveritare “KROKODIL” e kanë fshirë disa herë këtë grafit, por mesazhe të reja me përmbajtje nacionaliste janë rikthyer vazhdimisht në të njëjtin vend.

“Ata i vendosin këto grafite me qëllim përhapjen e propagandës, frikës, urrejtjes dhe nacionalizmit”, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë aktivisti Filip Jovanoviq, i cili ka marrë pjesë në rreth njëzet aksione të heqjes së tyre.

Pas aksionit më të fundit të aktivistëve, në fasadë u shfaq sërish një mesazh për Kosovën, këtë herë pa asnjë organizatë të identifikuar si autore.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *