Shkoi ta shiste unazën për të përballuar shpenzimet, por gjesti i shitësit preku zemrat e të gjithëve
Një ngjarje prekëse nga Dallasi po shpërndahet gjerësisht në rrjetet sociale, duke rikthyer besimin se njerëzimi ende ka shumë njerëz me zemër të madhe.
Një grua hyri në një dyqan bizhuterish me qëllimin për të shitur unazën e saj, një dhuratë me vlerë të veçantë sentimentale që ia kishte bërë e ëma. Ajo shpjegoi se ishte detyruar ta shiste për të siguruar para dhe për të mbuluar shpenzimet e muajit.
Pasi e dëgjoi historinë e saj, shitësi e pyeti për arsyen e shitjes dhe mësoi se unaza kishte qenë një dhuratë nga nëna e saj. Ai e vlerësoi bizhuterinë, i dha gruas shumën e parave që i nevojitej, por nuk e mbajti unazën.
Në një gjest që ka prekur mijëra njerëz, shitësi – një i ri me prejardhje nga Siria – ia ktheu unazën, duke i thënë se nuk duhej të ndahej nga një kujtim kaq i çmuar.
Madje, ai i tha se nëse do të kishte nevojë sërish për para, mund të rikthehej në dyqan dhe ai do ta ndihmonte përsëri, pa ia marrë unazën. Ky veprim është vlerësuar gjerësisht si një shembull i bujarisë dhe humanizmit.


Be First to Comment