Skip to content

Gruaja që bën 1,600 km çdo ditë vetëm për të shkuar në punë historia e saj habit të gjithë!

1600 kilometra çdo ditë për të shkuar në punë – historia e pazakontë e 29-vjeçares italiane

 

Historia e Giuseppina Giuliano është vërtet e pazakontë. 29-vjeçarja nga Napoli udhëton çdo ditë drejt Milanos, ku punon si pastruese në një shkollë të mesme.

 

Dita e saj nis në orën 03:30 të mëngjesit, kur niset për të kapur autobusin drejt stacionit të trenit. Në orën 05:09 merr trenin e shpejtësisë së lartë dhe pas rreth katër orë e gjysmë udhëtimi mbërrin në Milano.

 

Në orën 10:30 fillon punën. Pas përfundimit të turnit, rreth orës 17:00, ajo niset sërish drejt stacionit. Në orën 18:20 hipën në trenin për në Napoli dhe pas një tjetër udhëtimi të gjatë mbërrin në shtëpi rreth 23:30.

 

Kjo do të thotë se Giuseppina kalon një pjesë të madhe të ditës duke udhëtuar, duke bërë rreth 1,600 kilometra vajtje-ardhje për punën.

 

Edhe pse prej shtatorit ka një kontratë të përhershme, ajo ka zgjedhur të vazhdojë këtë rutinë të lodhshme. Arsyeja lidhet me koston e jetesës në Milano.

 

Me një pagë prej rreth 1,100 eurosh në muaj, ajo tentoi të gjente një banesë të përballueshme, por edhe garsonieret kushtonin të paktën rreth 650 euro në muaj.

 

Për këtë arsye, Giuseppina llogariti se udhëtimi i përditshëm me tren ishte më i leverdishëm sesa të paguante qira në Milano. Abonimi i trenit i kushton rreth 400 euro në muaj.

 

Një rutinë e jashtëzakonshme, por që për të mbetet mënyra e vetme për të vazhduar punën dhe për të qëndruar pranë familjes.

 

Ju falënderojmë për mbështetjen. Nëse dëshironi të na ndihmoni të mirëmbajmë faqen, mjafton të klikoni mbi foton më poshtë.

 

 

Published inNews Shqip