Skip to content

Hapen 210 vende të reja pune në administratë, ja afati i aplikimeve

Të rinjtë e diplomuar me rezultate të larta kanë tashmë mundësinë të konkurrojnë për vende pune në administratën publike.

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, ka njoftuar hapjen e aplikimeve për Programin e Ekselencës 2026. Në kuadër të këtij programi janë në dispozicion 210 pozicione pune në 91 institucione publike.

“210 pozicione pune në 91 institucione publike. Hapim sot aplikimet për Programin e Ekselencës 2026. Për të diplomuarit me rezultatet më të larta, ata që kanë shumë rrugë përpara, por zgjedhin rrugën ku mund të lënë gjurmë”, deklaroi Pirdeni.

Ajo u ka bërë thirrje të rinjve që plotësojnë kriteret të shfrytëzojnë mundësinë për të nisur një karrierë në administratën publike.

Aplikimet janë të hapura deri më 1 tetor dhe mund të kryhen përmes faqes zyrtare të Departamentit të Administratës Publike.

Programi synon të afrojë në administratën publike të diplomuarit me rezultate të larta akademike, duke u ofruar mundësi për të nisur karrierën në institucionet shtetërore.

Published inNews Shqip