Prindërit e nxënësve që do të nisin për herë të parë klasën e parë, si dhe ata të cilët përfundojnë arsimin 9-vjeçar dhe kalojnë në arsimin e mesëm, duhet të ndjekin hapat e përcaktuar në portalin e aplikimeve gjatë procesit të regjistrimit.
Regjistrimi do të kryhet në shkollat që përcaktohen sipas zonës së banimit. Kjo procedurë është e rëndësishme për organizimin e vitit të ri shkollor, pasi ndihmon institucionet arsimore dhe bashkitë në planifikimin e klasave, orareve mësimore dhe shpërndarjen e nxënësve.
Përveç regjistrimeve në klasën e parë dhe të dhjetë, platforma do të jetë aktive deri më 11 shtator edhe për nxënësit që duan të ndjekin gjimnazin me kohë të pjesshme.
Ndërsa nxënësit që zgjedhin arsimin e mesëm profesional do të mund të aplikojnë përmes portalit e-Albania deri më 30 shtator.

Be First to Comment