Skip to content

Humbje e madhe, familja e policit Mekolli me apel përlotës

Familja Mekolli kërkon që i ndjeri Enea Mekolli të prehet në varrezat e vendlindjes, pas humbjes së jetës së tij gjatë kryerjes së detyrës si efektiv i Policisë së Shtetit.

34-vjeçari ra në krye të detyrës teksa, së bashku me kolegët, po merrte pjesë në një operacion për arrestimin e një personi të kërkuar nga drejtësia.

Sipas ligjit, efektivët e Policisë së Shtetit që humbin jetën në detyrë marrin statusin “Dëshmor i Atdheut” dhe prehen në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë. Megjithatë, familja e tij ka shprehur dëshirën që trupi i Eneas të prehet në vendlindje, pranë varrit të vëllait të tij, i cili gjithashtu ka shërbyer si efektiv policie dhe është ndarë nga jeta më herët për shkak të një sëmundjeje të rëndë.

Enea Mekolli kishte ndjekur dëshirën e vëllait të tij për t’u bërë pjesë e uniformave blu. Ai kishte përfunduar të gjitha fazat e trajnimit dhe shërbente në njësinë “Shqiponjat”, duke u ngjitur gradualisht në karrierë.

Ngjarja ka hapur diskutime mbi procedurat e ceremonisë së varrimit, ndërsa pritet vendimi përfundimtar nga institucionet përgjegjëse për dhënien e statusit “Dëshmor i Atdheut”.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *