Skip to content

News 24

Menu
  • Sample Page
Menu

Irani dhe Shtetet e Bashkuara arrijnë marrëveshje për këtë çështje kyçe!

Posted on April 11, 2026

Shtetet e Bashkuara dhe Irani duket se kanë bërë një hap të rëndësishëm drejt një marrëveshjeje, pasi Uashingtoni ka rënë dakord të lirojë një pjesë të aseteve iraniane të ngrira, të mbajtura në Katar dhe në banka të tjera ndërkombëtare.

 

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia Reuters, e cila citon një burim të lartë iranian. Ky i fundit, që ka preferuar të mbetet anonim për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, e ka cilësuar këtë veprim si një shenjë “serioziteti” në kuadër të negociatave mes dy vendeve.

 

Deri më tani, Shtetet e Bashkuara nuk kanë bërë një reagim zyrtar lidhur me raportimet.

 

Sipas burimeve, çështja e aseteve të ngrira lidhet drejtpërdrejt me garantimin e kalimit të sigurt nëpër Ngushtica e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme për tregtinë globale të energjisë.

 

Negociatat mes palëve kanë nisur sot në Islamabad, ku delegacionet nga të dy vendet mbërritën që në orët e para të mëngjesit. Një nga pikat kryesore të diskutimit pritet të jetë pikërisht siguria dhe liria e lëvizjes në këtë zonë strategjike.

Post Views: 31

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Kryeministri i ri hungarez merr vendim të fortë, dëbon figurën e njohur anti-shqiptare!
  • Avioni i humbur fshehte një thesar – por sekreti çoi në tradhti dhe tentativë vrasjeje!
  • Fund i ditëve me diell: Ndryshim drastik i motit, vjen shiu!
  • Blue Bloods Star Will Hochman Dies Suddenly — Fans Shocked!
  • NCIS Fans Heartbroken After Shocking Cast News!

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026

©2026 News 24 | Design: Newspaperly WordPress Theme