Skip to content

Ish-banori i BBVK përfundon në spital pas aksidentit, publikon pamjet

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Benita Zena, ka shqetësuar ndjekësit e saj pasi ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi nga shtrati i spitalit, ku shihej duke marrë infuzion.

Postimi ngjalli reagime dhe mesazhe të shumta nga ndjekësit, të cilët u interesuan për gjendjen e saj. Pas kësaj, Benita bëri një tjetër reagim përmes Instagramit, duke dhënë më shumë detaje rreth situatës.

Nga mesazhi i saj kuptohet se gjithçka lidhet me një incident gjatë drejtimit të automjetit. Ajo shfrytëzoi rastin për t’u përcjellë ndjekësve një apel për më shumë kujdes në trafik.

“Si këshillë për të gjithë, mos vozitni shpejt. Jeta është shumë më e vlefshme se shpejtësia dhe adrenalina”, shkroi Benita.

Me këtë mesazh, ajo u bëri thirrje të gjithëve që të tregohen më të kujdesshëm gjatë drejtimit të automjeteve dhe të mos rrezikojnë jetën për shkak të shpejtësisë.

Published inNews Shqip