Skip to content

Ismeti dhe bashkëshortja e tij përfundojnë në qendër të vëmendjes, ja çfarë ndodhi

Një ngjarje tragjike ka tronditur zonën e Shkozës në Tiranë, ku dy bashkëshortë, 65 dhe 68 vjeç, kanë humbur jetën pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit të 14 tetorit.

 

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarrin e ka shkaktuar Astit Idrizi, 35 vjeç, bashkëjetuesi i vajzës së çiftit. Viktimat janë identifikuar si Ismete Ziu, 65 vjeçe, dhe Agim Ziu, 68 vjeç.

 

Ngjarja ndodhi rreth orës 00:30, në banesat sociale në rrugën “Ali Shefqeti”. Pas përfshirjes së banesës nga flakët, dy bashkëshortët u dërguan me urgjencë në spital, por, pavarësisht ndihmës mjekësore, nuk arritën të mbijetonin. Sipas të dhënave paraprake, ata humbën jetën si pasojë e asfiksisë dhe plagëve të marra.

 

Pas ngjarjes, 35-vjeçari është arrestuar nga policia. Ndërkohë, motivet e dyshuara dhe rrethanat që çuan në këtë tragjedi mbeten ende për t’u zbardhur.

 

Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, me qëllim dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore.

 

Published inNews Shqip