Breshër i fortë në Devoll, dëmtohen zonat e Bracanjit dhe Dobranjit
Reshje të dendura breshëri kanë përfshirë për rreth 30 minuta zonat e sipërme të Bracanjit dhe fshatin Dobranj në Devoll.
Sipas raportimeve të “Top Channel”, pritet që një grup pune nga Bashkia Korçë të dalë në terren për të evidentuar dëmet e shkaktuara nga reshjet.
Fermerët në Devoll, Korçë, Maliq dhe Kolonjë përballen prej gjashtë vitesh me dëme të përsëritura nga breshëri, ndërsa deri më tani nuk kanë përfituar dëmshpërblime.
Fillimisht, punonjësit e bashkisë, në bashkëpunim me specialistë të Drejtorisë së Ekstensionit Bujqësor, do të dokumentojnë dëmet dhe do të hartojnë procesverbalet përkatëse.
Më pas, dokumentacioni përcillet pranë Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile për vlerësim dhe shqyrtim të mundësisë së dëmshpërblimit. Megjithatë, sipas fermerëve, edhe në rastet e mëparshme kërkesat e tyre nuk kanë marrë përgjigje pozitive.
