Skip to content

Këngëtari i njohur ndan lajmin e trishtë me ndjekësit

Një ditë e dhimbshme për këngëtarin Blero Muharremi dhe familjen e tij, të cilët janë përballur me një humbje të rëndë.

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur vetë Blero përmes një postimi në InstaStory, ku ka njoftuar ndarjen nga jeta të tezes së tij. Këngëtari ka treguar se kishte një lidhje shumë të veçantë me të, duke e konsideruar si një nënë të dytë.

Blero ka publikuar një fotografi me të ndjerën, të cilën e ka shoqëruar me një mesazh prekës:

“Sot humba një pjesë të shpirtit tim. Tezja ime, binjakja e nënës sime, por për mua një nënë e dytë. Do të më mungosh gjithë jetën. U prehsh në paqe, o shpirt i bardhë.”

Humbja e saj ka lënë pas dhimbje të madhe te familjarët dhe të afërmit e këngëtarit.

Published inNews Shqip