Në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore, kreu i SPAK, Klodian Braho, ka ngritur shqetësimin për personat në kërkim ose të dënuar në mungesë, për të cilët ende nuk është realizuar arrestimi.
Braho tha se për disa raste të veçanta po shqyrtohet një strategji e re institucionale për të përmirësuar efektivitetin e ndjekjes së tyre, duke theksuar se ky është një fenomen që është ngritur vazhdimisht si shqetësim.
Ai sqaroi se SPAK nuk ka kapacitete operacionale për të kryer vetë arrestime në terren, ndërsa shtoi se po mendohet një qasje e re për përmirësimin e koordinimit institucional në këtë drejtim.

Be First to Comment