Skip to content

Kujdes! Këto vende do të mbesin pa energji elektrike nesër

KEDS ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme do të realizojë punime të planifikuara në rrjetin elektrik, të cilat do të shkaktojnë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me energji në disa zona të Kosovës.

Gjilan
Nga TS 110/10 kV Gjilani 5 do të ndërpritet dalja 10 kV J10 Bresalci, nga ora 11:00 deri në 14:00. Pa energji elektrike do të mbesin fshatrat Bresalc, Koretishtë, Ponesh, Parallovë, Vërbicë e Zhegovcit, Kishna Poljë, Sllakovc dhe Zhegovc. Ndërprerja bëhet për shkak të testimit të sistemit SCADA në stabilimentin Dardania.

Mitrovicë – Vushtrri
Nga NS 110/10 kV Vushtrria 2 do të ndërpritet dalja 10 kV J08 Qytet e Fshatra, nga ora 10:00 deri në 12:30. Punimet do të prekin rrugët Gjergj Kastrioti, Avni Rrustemi, Ganimete Tërbeshi, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, si dhe zonat Sllatinë dhe Dobërllukë.

Po ashtu, nga e njëjta dalje do të ndërpritet edhe TS 10/0.4 kV Kazerma 2, nga ora 10:00 deri në 15:30, duke prekur të njëjtat zona. Arsyeja e ndërprerjeve është kalimi i furnizimit nga linja ajrore e tensionit të ulët në linjën kabllore tokësore.

Pejë – Klinë
Nga TS Klina 10 kV do të ndërpritet dalja 10 kV Volljaku, nga ora 08:00 deri në 13:00. Pa furnizim me energji do të mbesin Guri i Zi, Mirusha, Separacioni i Boksit, Lagjja Nora dhe Lagjja Foniqi.

Sipas KEDS-it, ndërprerja në këtë zonë do të bëhet për shkak të punimeve për pastrimin e trasesë.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *