Kumbullat janë ndër frutat e njohura për larminë e tyre, pasi në botë ekzistojnë mbi 2.000 varietete të ndryshme. Ato dallojnë nga njëra-tjetra për ngjyrën, madhësinë, shijen dhe përbërjen.
Përveç shijes së ëmbël, kumbullat kanë edhe vlera ushqyese. Ato përmbajnë pak kalori dhe janë një burim i mirë i fibrave, vitaminave dhe mineraleve.
Ky frut përmban vitamina të rëndësishme si vitamina C, K dhe A, ndërsa në përbërjen e tij gjenden edhe minerale si kaliumi dhe bakri. Për shkak të këtyre elementeve ushqyese, kumbullat mund të jenë pjesë e një ushqyerjeje të larmishme dhe të ekuilibruar.
