Skip to content

LAJM I DHIMBSHËM! Ndërron jetë babai i ministres shqiptare!

AKSIDENT ME PASOJË FATALE NË TIRANË – Humb jetën një 87-vjeçar

 

Një aksident tragjik ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi i Manastirit”, ku një i moshuar ka humbur jetën pas përplasjes me një motomjet.

 

Sipas informacioneve zyrtare, specialistët e qarkullimit rrugor kanë arrestuar shtetasin S. M., 31 vjeç, i cili dyshohet se duke drejtuar motomjetin është përplasur me biçikletën që drejtohej nga shtetasi L. P., 87 vjeç.

 

Si pasojë e plagëve të marra nga aksidenti, i moshuari nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në spital.

 

Autoritetet bëjnë me dije se grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *