Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Gjykata e Lartë vendos për Erion Veliajn: Ja çfarë u vendos për kërkesën e tij

Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin me burg për Erion Veliajn

Gjykata e Lartë ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Vendimi u dha pas seancës së zhvilluar këtë të martë, ku u shqyrtua kërkesa e Veliajt për ndryshimin e masës së sigurisë. Me këtë vendim, ai do të vijojë të qëndrojë në qeli.

Përpara seancës kishte pritshmëri që masa e sigurisë mund të zbutet. Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca, kishte deklaruar një mbrëmje më herët se mbrojtja priste vendosjen e një mase më të lehtë sigurie.

Megjithatë, Gjykata e Lartë vendosi të mos ndryshojë masën dhe la në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO-së për qëndrimin e Veliajt në burg.

Çështja ishte rikthyer për shqyrtim në Gjykatën e Lartë pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese. Kjo e fundit kishte kërkuar që të argumentoheshin më qartë arsyet se përse një masë tjetër, më e butë se “arresti me burg”, nuk do të ishte e përshtatshme në rastin e Veliajt.

Me vendimin e sotëm, Gjykata e Lartë ka konfirmuar vijimin e masës së sigurisë “arrest me burg” ndaj kryebashkiakut të Tiranës.

Published inNews Shqip