Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Të shtëna me armë, një person humb jetën

Një person ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur në Ferizaj mbrëmjen e së dielës.

Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili bëri të ditur se viktima është gjetur pa shenja jete në vendin e ngjarjes.

“Sipas informacioneve të para, rreth orës 22:50, në rrugën ‘Sejdi Sejdiu’ në Ferizaj ka ndodhur një përleshje ku dyshohet se është përdorur armë zjarri. Në vendngjarje kanë dalë njësitë relevante, përfshirë NJRSH-në dhe hetuesit policorë.

Është gjetur një person mashkull i moshës madhore pa shenja jete, i cili dyshohet se ka pësuar plagë nga arma e zjarrit. Vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi mjekësor i Spitalit të Ferizajt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *